Krijimi i Databazës në SQL

2.      TIPET E TË DHËNAVE

 

Në krijimin e tabelave me anë të komandës CREATE TABLE, ne përmendëm që për fushat e krijuara specifikohet tipi i të dhënave të fushave përkatëse. Vëmë në dukje që tipet e dhënave që ofrohen në programe të ndryshme SQL janë të shumëllojshme dhe lista e tyre nuk është e njëjtë. Megjithatë, tipet e të dhënave të ofruara mund të grupohen në katër kategori që janë të njëjta nëçdo program.

Tëdhëna numerike.Kjo kategori përmbledh llojet e paraqitjes së numrave të plotë dhe reale. Disa shembuj që përfshihen në këtë kategori janë:

  • INTEGER (numrat e plotë deri me 10 shifra);
  • INTEGER(p) (numër i plotë me p shifra);
  • SMALLINT (numrat e plotë me 5 shifra);
  • BIGINT(p) (numër i plotë me 19 shifra);
  • DECIMAL (p, s) (numër me p shifra gjithsej dhe s shifra pas presjes dhjetore);
  • REAL (numra reale deri me 7 shifra pas presjes dhjetore);
  • FLOAT(p) (numrat me p shifra pas presjes dhjetore të shprehur si fuqi të 10, si për shembull -1.79E + 308

Të dhenaalfanumerike.Kjo kategori përfshin tipet e të dhënave që janë bashkësi karakteresh alfanumerike. Disa shembuj që përfshihen në këtë kategori janë:

  • CHARACTER(n). (Gjatësia e fushës përmban n karaktere përfshirë edhe ato boshe);
  • VARCHAR(n). (Fusha përmban deri nën karaktere);
  • CLOB (20M) (Specifikon kapacitetin maksimum që në këtë rast është 20 Megabyte);
  • BIT(n) (specifikon numrin fiks n të biteve);
  • BIT VARYING(n) (specifikon numrin maksimum n të biteve);
  • BLOB (30G) (Specifikon kapacitetin maksimum që në këtë rast është 30 Gigabit).

Të dhëna buliane.Kjo kategori përfshin të dhënat që ruhen në formën e dy vlerave TRUE dhe FALSE. Në SQL, për shkak të prezencës së vlerave NULL, flitet edhe për një vlerë të tretë llogjike UNKOWN.

Të dhëna të kohës. Kjo kategori përfshin tipet e të dhënave për datën dhe orën. Databaza të ndyshme kanë zbatime të ndryshme të formateve të datës dhe orës. Shembuj të dhënash të tilla janë:

  • DATE (Vlerë me 10 pozicione, si për shembull 2016-12-31);
  • TIME (vlerë me 8 pozicione, si për shembull 11:25:55);
  • TIMESTAMP (kombinim i datës dhe orës).
[cite]
Comments
All comments.
Comments