Krijimi i Databazës në SQL

4.   VIEW-të

Një “view” në SQL është një tabelë virtuale të dhënash bazuar në bashkësinë e rezultateve të një sintakse SQL. Një “View” përmban rekorde dhe fusha sinjë tabelë reale të dhënash. Fushat në “view” janë fushat nga një ose më shumë tabela reale në një databazë. Është e mundur të shtohen funksionet SQ, WHERE dhe bashkimet JOIN në një “view” dhe të paraqiten të dhënat sikur të ishin nga një tabelë e vetme.Trajta e përgjithshme e sintaksës VIEW është si vijon

Një VIEW gjithmonë tregon të dhënat e përditësuara. Motori i databazës rikrijon të dhënat duke përdorur sintaksën SQL VIEW çdo herë që një përdorues kërkon një “view”. Për shembull, për të krijuar një “view” të quajtur Porositë me të dhënat e tabelës reale “Shitjet” përdoret sintaksa e mëposhtme.

View-të gjithashtu mund të krijohen në nivele të ndryshme, pra mund të krijohet për shembull një “view” e një “view”-je të një “view’-je etj, ku çdo “view” e një niveli më poshtë varet nga “view”-tëe nivelit më sipër. Përdorimi i “view”-ve sjell përfitim kohe në përpunim të dhënash.

Në përdorimin e komandës SELECT për të krijuar një “view” duhet patur parasysh që operatori UNION dhe klauzola ORDER BY nuk mund të përdoren. Megjithatëështë e mundur tëpërdoret klauzola GROUP BY për të kryer të njëjtat funksione si klauzola ORDER BY. Pas krijimit të një “view”-je, ne mund të përdorim komandat INSERT, UPDATE dhe DELETE për modifikimin e të dhënave të saj në të njëjtën mënyrë siç janë mësuar më parë. Megjithatë, gjatë modifikimit të të dhënave duke përdorur “view’-të duhen patur parasysh disa kufizimet që paraqiten ndër të cilat më kryesoret janë:

  • Komanda DELETE nuk mund të përdoret në “view”-të e tabelave të shumta;
  • Nuk mund të përditësohet (UPDATE) një kollonë virtuale qëështë rezultat i një shprehje apo funksioni;
  • Në qoftë se futen apo përditësohen rekorde përmes një “JOIN VIEW”, të gjitha rekordet që përditësohen duhet ti përkasin të njëjtës tabelë fizike;
  • Në qoftë se përdoret klauzola DISTINCT për të krijuar një “view”, nuk mund të futen apo përditësohen rekorde brenda asaj “view”-je.

Disa prej aplikimeve më të zakonshme të një “view” janë:

  • I garanton përdoruesve funksionet e sigurisë;
  • Mundëson konvertimin midis njësive;
  • Mundëson një format të ri tabele virtuale;
  • Mundëson thjeshtëzimin e ndërtimit të kërkesave komplekse.

Së fundi, theksojmë se “view”-të mund të hiqen, por duke patur parasysh që “view”-të e tjera që i referohen asaj që hiqet nuk janë më të vlefshme. Kodi përkatës është

DROP VIEWemri”;

[cite]
Comments
All comments.
Comments