KROI Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Libohovë. Arrestuar më 20 shkurt 1951. Më 25 janar 1952, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «faje kundër popullit dhe shtetit», me 5 vjet burg. Po me këtë vendim, u dënua për «[mos]denoncim të krimit», me 2 vjet punë korrektonjëse, Përfundimisht, u dënua me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për një vit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 181-182.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]