KRRABI Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Shkodër. U arrestua më 24 dhjetor 1958, dhe më 21 mars 1959, me vendim nr. 28, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anë veprash për t’u arratisur» dhe për «moskallëzim të krimit të tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 163-164.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]