KRYEZIU Arif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1934, në Librazhd. Më 29 gusht 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes», me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij, dhe heqjen e së drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 714-715.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]