KTHUPI Ramazan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Durrës. Është internuar dhe dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 25, më 23 korrik 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit, nga Tirana në Porto – Romano (Durrës), 10 dhjetor 1946-31 dhjetor 1954 (internim) dhe 1 janar 1955-30 shtator 1991 (dëbim). AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 664-665.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]