KUÇAJ Gëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1955, në Tiranë. Më 29 mars 1974, me vendim nr. 118, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 209-210.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]