KUÇI Zija
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Peshkëpi, Vlorë. Më 5 gusht 1960, me vendim nr. 79, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje» dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Liruar më 1973. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 387-388; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 112.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]