KUÇI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Kuç, Vlorë. Më 4 janar 1993, Drejtoria e Administratës së Burgjeve pranë Ministrisë së Rendit Publik, i njohu kohën e vuajtjes së dënimit për motive politike, me burgim të përjetshëm. U dënua më 1945. Më 22 qershor 1945, me vendim nr.81, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kotës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 385-386; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 110, Gazeta Zyrtare, nr.67, 1 nëntor 1945, f. 3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]