KUCO Ilia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1954, në Gjirokastër. Më 24 shkurt 1972, me vendim nr. 27, u dënua për «përgatitje për tu arratisur jashtë shtetit» me 3 vjet burg. Më 7 maj 1980, me vendim nr. 80, Gjykata Durrës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për tu arratisur jashtë shtetit» me 11 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 24 korrik 1984, Gjykata e Beratit e dënoi për largim nga vendi i internimit, me një vit burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 568.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]