(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Shkodër. Më 12 janar 1948, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin si armik i popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 18 korrik 1957, me vendim nr. 90, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 417-418.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]