(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1890, në Fier. Më 26 gusht 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «organizator për drejtim bande», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. Amnistuar më 1959. Më 27 tetor 1970 u arrestuar sërish dhe më 12 shkurt 1971, Gjykata e Fierit, e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 8 vjet burg. Liruar më 27 tetor 1978. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 433-434.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]