KUKA Nezir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1902, në Kurjan, Fier. Arrestuar 1 maj 1951. Më 15 tetor 1951, me vendim nr. 70, Gjykata Ushtarake Durrës e dënoi për «sabotim», me 5 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 1 vit. Liruar 6 janar 1956. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]