KUKA Ymer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1890, në Kurdari, Burrel, Mat. Më 23 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «sabotator pushteti, se ka strehuar Bilal Kolën dhe Sali Llanin», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike baras me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 232-233.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]