KUKAJ Dalina
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1895, në Degë të Tropojës. U dënua për motive politike. Më 30 maj 1994, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Bajram Currit në rrethin e Tepelenës e të Beratit, prej vitit 1946 deri më 1950. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 321-322.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]