(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Cfir, Mallakastër. Ka qenë pjesë e forcave të Ballit Kombëtar. Pas luftës u arrestua. Më 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi «si armik i popullit dhe kriminel lufte, duke marrë pjesë në operacione kundër Luftës Nac. Çlirimtare», me vdekje. U ekzekutua më 1946. Më 23 nëntor 1995, me vendim nr. 717, Gjykata Mallakastër vendosi njohjen e faktit të pushkatimit nga forcat komuniste për motive politike më 31 dhjetor 1946. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 513-515.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]