(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1917, në Korçë. Më 21 nëntor 1945, me vendim nr. 10, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e ndëshkimit. Në bazë të dekretit nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 12 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 26-27.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]