KULLA Nebije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Zëmblak, Korçë. Është internuar dhe dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit nga Korça në Kamëz (Tiranë), prej 1950 deri më 1965. Nga këto, 4 vjet janë internim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 215-216.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]