KULLOLLI Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Elbasan. Më 27 gusht 1947, Nënprefektuara e Gramshit e ka dënuar për fshehje të misrit, me dy muaj punë të detyruar. Më 7 shtator 1949, Gjykata e Gramshit e dënoi për «bashkimit ilegal», me 2 muaj punë korrektonjëse. Më 5 shtator 1950, Gjykata Territoriale e Koçës e dënoi për «pjesëmarrje në grup», si «strehues dhe furnizues kriminelësh», dhe për «agjitacion e propagandë», me vdekje, pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 292; 644-645.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]