(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Lushnjë. Familja e saj e nuk ishte e dënuar, por ajo u martua me Fatbardh Kupin, djalin e Abaz Kupit, i internuar që ditët e para të ardhjes së komunistëve në pushtet e deri në shembjen e diktaturës. Të shoqin e njohu në gjimnaz, që të dy e vazhdonin natën, dhe zgjodhi të jetonte me të në internim. “Në vend të shkollës së lartë e të profesionit të rehatshëm në një jetë normale pranoi të marrë shatin e lopatën e të punojë me dhjetra vite nën diellin përvëlues dhe erën e ftohtë dimërore të Myzeqesë. Jetoi në një kasolle majë kodrës së Grabianit, pa u ankuar kurrë, pa hapur gojën. Nuk kishte nevojë të fliste, sytë e saj shprehnin më së miri gjithë botën e saj të brëndëshme, në të cilën zotëronte vetëm dashuria, ajo sublimja, e përjetëshmja, që bashkohej me respektin për familjen e burrit, për vlerat morale, për aftësinë e flijimit për to.” Vdiq në New York, 2015. Gazeta Mapo, 29 prill 2015.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit