KUQI Miftar
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1898, në Krujë. Arrestuar më 15 maj 1947. Më 10 mars 1949, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me akuzën «organizim të një grupi kundër pushtetit popullor», me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 743-744.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]