KURATI Fiqirije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Elbasan. Është internuar për çështje politike. Me vendim nr. 12, më 29 maj 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Elbasani në Tepelenë, prej 14 tetor 1949 deri më 27 tetor 1952; bashkë me prindërit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 217-218.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]