KURBINI Akil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1942, në Tiranë. Më 23 shkurt 1963, me vendim nr. 8, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krime të parashikuara në nenet 64/10 e 67/10 të K.P» dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. Më 2 janar 1991, me vendim nr. 5, Gjykata e Tropojës e deklaroi fajtor për «krimin e kalimit të paligjshëm të kufirit» dhe e dënoi me 1 vit burg. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 259-260.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]