Stafi i Shqipopedias dëshiron t’ju informojë se kursi i gjuhës greke është pasuruar me një seri minidialogësh të cilët shërbejnë për t’u ushtruar dhe mësuar fraza të thjeshta. Janë pjesë e mësimeve me video (Βιντεομαθήματα), por në to janë dialogë të shkurtër dhe alternativë, duke mbuluar situata të ndryshme. Janë 14 mësime, me shumë pjesë të vogla videosh, të cilat mund t’i gjeni këtu.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin kurset e greqishtes me mësues, Shqipopedia po organizon kurse të tilla në Tiranë.
Mund të ndiqni kursin normal me 2 orë në javë, atë intensiv me 4 orë në javë, ose sipas nevojave tuaja individuale.
Këto kurse me mësues personal, mund të kryhen edhe online, nuk ka rëndësi ku ndodheni, pasi mund t’ju japim mësim nëpërmjet skype, dhe pagesat tuaja mund të bëhen me paypal.
Gjithashtu kemi dhe materjale ekstra me video apo audio për të patur një formim sa më të plotë. Është fjalori greqisht shqip që Shqipopedia ka mundësuar kohët e fundit, i cili ka mbi 7500 fjalë me shqiptime. Fjalori dhe të gjitha mësimet shtesë janë të përkthyera në shqip dhe mund të keni akses tek to në çdo kohë pasi janë online.
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni tek forma e kontaktit në të djathën tuaj.