KURTI Atë Donat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik, studijues, etnograf e folklortist i shquar. U lind më 3 shtator 1903, në Shkodër. Studijoi teologji dhe filozofi në Kolegjin Antonian në Romë. U shugurua prift më 1927. Pas kthimit në Shkodër, dha mësim në Liceun a Gjimnazin Françeskan Illyricum. Nga viti 1938 deri më 1941 shërbeu si drejtor i këtij gjimnazi. U zgjodh rishtas në vitin 1944. Si shumë priftërinj katolikë, u arrestua më 1946 dhe bëri 17 vjet burg (në Shkodër, Burrel, Beden dhe kampe të tjera internimi). Gjatë kësaj kohe përktheu Besëlidhjen e Re në shqip. Vdiq më 11 nëntor 1983. Vepra: «Kângë kreshnikësh dhe legenda» (bashkë me Atë Bernardin Palajn, 1937); «Prralla kombtare mbledhë prej gojës së popullit» (në dy vëllime, 1940, 1942); «Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906)». Përkthime: «Besëlidhja e Re» (në dorëshkrim). Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, Second Edition, p. 255; P. Donat Kurti, Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906), Pjesa II, Kreu XXXIV-XXXVI, f. 98-99.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]