KURTI Avni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Mat. Ka qenë i arratisur në mal si kundërshtar i regjimit komunist, së bashku me njerëz të tjerë të familjes: Rustem Kurti, i ati, Sul Kurti, etj. Forcat e regjimit komunist u dogjën shtëpitë dhe familjarët ua internuan në Berat. Më 8 prill 1993, me vendim nr. 108, Gjykata Mat vendosi njohjen e faktit të vrasjes për motive politike në vjeshtën e vitit 1945. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 753-754.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]