KURTI Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Shqefën, Mat. Arrestuar më 10 dhjetor 1944. Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tradhti dhe pengim të luftës së popullit shqiptar, ka qenë luftëtar fanatik i organizatës së Legalitetit, ka luftuar me tërbim kundra forcave të Divizionit të Parë në Macukull e Qafëdardhë», me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës civile e politike. Më 28 janar 1955, Gjykata Popullore e Ballshit e dënoi për goditje të personit zyrtar, me dy vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 819.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]