KURTI Ilmi (Hilmi)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Brest, Dibër. Arrestuar më 10 nëntor 1972. Në janar 1973, Gjykata e Dibrës e dënoi për «terror», me 20 vjet burg, dhe «tradhti ndaj atdheut», me 15 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, pjesës së tij, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 305-306.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]