(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Berat. Më 19 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e dënoi si «armik i popullit, duke qenë anëtar i organizatës së Ballit Kombëtar», me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, punë të detyruar, dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 19 tetor 1974, Gjykata e Lushnjes e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. Përveç kësaj, ka vuajtur dy herë dëbim për motive politike. Një herë është dëbuar nga Tirana dhe një herë nga Kavaja. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 721-722.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]