KURTI Plarent
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1963, në Berat. Është dëbuar për motive politike. Më 19 nëntor 1992, me vendim nr. 18, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Ngurrëz (Lushnjë) prej 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 149-150.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]