(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1881, në Lushnjë. Më 21 gusht 1951, me vendim nr. 46, Gjykata e Lartë e dënoi për «pjesëmarrje në grup terrorist dhe bashkëpunim me terroristë», me vdekje. Dënimi i tij, së bashku me 9 persona të tjerë, u pasqyrua dhe në gazetën Zëri i Popullit, për t’i bërë jehonë luftës kundër kulakëve. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 261-262; Xhafer Sadiku, Genocidi mbi kulakët, (Tiranë: GEER, 2011), 275.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]