LAÇO Niko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Dardhë të Korçës. Më 18 qershor 1946, me vendim nr. 268, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Vorio-Epirit dhe agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, FL. 145-01.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]