LACA Çesk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Shkodër. Më 20 dhjetor 1994, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e dënimit të tij për motive politike nga 20 janari i vitit 1945 deri më 20 maj 1946. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, f. 104-05.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]