LACE Zija
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Korçë. Më 10 janar 1951, me vendim nr. 3, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 3 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 18 qershor 1977, me vendim nr. 128, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 20-21.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]