(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Gjakovë. Më 9 tetor 1951, me vendim nr. 524, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «dijeni mbi ekzistencën dhe veprimtarinë e grupit Bashkimi i Kombit» dhe e dënoi me 15 muaj punë korrektuese. U lirua menjëherë, sepse dënimin e kish kryer me paraburgim (10 prill 1951-më 9 tetor 1951). AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 96.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]