LAMÇJA Dalip Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1955, në Thanë, Elbasan. U dëbua për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Elbasan në Thanë të Cërrikut, prej 1 nëntorit 1955 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 73-74

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]