LAMAJ Geg
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Dukagjin. Më 28 gusht 1945, me vendim nr. 190, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbje të së drejtës qytetare e politike baraz me kohën e dënimit. Më 25 prill 1968, me vendim nr. 16, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 87-88.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]