LAPA Manol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Pilur, Himarë. Më 11 nëntor 1951, me vendim nr. 580, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi për «strehim dhe furnizim diversantësh», me 3 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, FL. 34-35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]