LARUSHI Lipe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Guri i Bardhë, Berat. Më 7 shkurt 1957, me vendim nr. 16, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «sabotim ekonomik» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 40, FL. 3-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]