LATIFI Besim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Tiranë. Më 16 nëntor 1953, me vendim nr. 172, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tentativë arratisjeje dhe agjitacion e propagandë», me 13 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 17 korrik 1954, me vendim nr. 189, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e dënoi me vdekje, me pushkatim, për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit». AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/1, FL. 61-62.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]