LEKA Hilmi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ministër i Arsimit në qeverinë e Mustafa Krujës. Lindi në Pogradec, në vitin 1913. Kreu liceun francez në Korçë. Studimet e larta për letërsi i kreu në Padova, dhe për juridik në Vjenë. Ishte drejtor i gazetës “Tomorri” dhe Ministër i Arsimit në qeverinë e Mustafa Krujës. Më 14 prill 1945, Gjyqi Special e dënoi me vdekje, me pushkatim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 39-40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]