LEPURI Spiro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1907, në Sarandë. Më 20 nëntor 1947, me vendim nr. 245, Gjykata Ushtarake e Gjirokatrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 29 prill 1962, me vendim nr. 53, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë, dy copë flori, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 42, FL. 23-24.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]