LESAJ Prengë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Mirditë. Më 22 shkurt 1946, me vendim nr. 7, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi se «ka qenë anëtar aktiv i organizatës fashiste Bashkimi Shqiptar dhe ndërlidhës me të arratisurin Mark Gjonmarkajn dhe ka bërë propagandë kundër pushtetit popullor», me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 65, FL. 82-83.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]