LESHAJ Ujk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1954, në Bogë të Malësisë së Madhe. U internua për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 24, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimitit bashkë me prindërit nga rrethi Bogë në Hajmel (Shkodër), prej 12 qershorit të vitit 1965 deri më 12 qershor 1970. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 70, FL. 49-50.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]