Levaja
(hebraisht)

Varrim. Në përcjellje nuk ka dallim ndërmjet të varfërve dhe të pasurve, ata që janë të njohur në shoqëri dhe të panjohur. Nëse për një ditë ka më shumë varrime, varrimi bëhet sipas radhës së vdekjes. Ai që ka vdekur më herët do të varroset më parë. Përcjellja e të vdekurit konsiderohet obligim i madh, për hir të cilit lejohet edhe ndërprerja e leximit të Tevratit. Është traditë që anëtarët më të afërm të familjes t’i hedhin disa lopata dhe mbi varr, sepse ata janë të obliguar të bëjnë varrimin dhe me këtë akt ata, në mënyrë simbolike, e kryejnë obligimin e vet. Vendosja e luleve në varr konsiderohet traditë pagane. Zhvarrosja është e ndaluar dhe bëhet vetëm atëherë kur eshtrat transferohen në Tokën e Shenjtë, apo në varrezat çifute.

Besimi — Judaik

[cite]