LEVENDI Shefqet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Kurvelesh. Më 11 gusht 1946, me vendim nr. 252, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, f. 49-50; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 39.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]