Levha

Levha
(arabisht)

Tekst i shkurtër i Kur’anit i shkruar me shkrim kaliografik në ndonjë material apo në ndonjë mbajtëse për shkrim; shfrytëzohet për zbukurimin e mureve të brendshme të xhamisë, apo të shtëpive private, zyrave etj.; shprehje kulmore në artin islamik.

Besimi — Mysliman

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Levha" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/levha