(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Lezhë. Kur u arrestua ishte student në Seminarin Papnor të Shkodrës. U gjykua bashkë me 38 të arrestuar të tjerë të organizatës «Bashkimi Shqiptar» mes 31 janarit dhe 22 shkurtit të vitit 1946, në sallën e kinema «Rozafatit», dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, “Kumi”, Tiranë, 2009, I, f. 47.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "LEZAJ Prengë" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/lezaj-preng%c3%ab