LEZO Niko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1891, në Leshnicë të Sarandës. Më 3 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 1 vit burg si «sabotator». U arrestua sërish më 1951, dhe më 27 shkurt të po këtij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor «për pjesëmarrje në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje për luftë» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, FL. 2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]