LI
(Term mjekësor)
Sëmundje e rëndë ngjitëse dhe e rrezikshme, që shfaqet me ethe të forta e me disa puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup, të cilat bëhen si flluska të mbushura me qelb dhe lënë shenja të dukshme pas shërimit; lia e vërtetë; shenja që u mbetet në lëkurë atyre që kanë kaluar këtë sëmundje ose që u mbetet në krah atyre që kanë bërë vaksinën kundër saj.
[cite]